Presidenti Ilir Meta pjesë e aktivitetit të organizuar në institucionin e  Presidencës për të nderuar figurat kulturore të Ansamblit Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”.

Meta në kuadër të nismës “Artistët në Presidencë” ka nderuar me Tituj edhe disa nga personalitetet e këtij Ansambli.

Ndërkohë në Meta ka preferuar as të mos paraqitet në seancën e sotme në Kuvend për të folur para ligjvënësve, dhe as nuk e ka komentuar seancën ku pritet votimi për shkarkimin e tij.

“Do e lexoj për herë të tretë librin e historianit Kristo Frashëri për Dibrën. Edhe pse kemi vlerësuar shumë figura të artit dibran akoma i mbetemi shumë borxhe kësaj treve për të gjithë kontributin e saj në art në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare., Të nderosh artin është një nder i veçantë. Folklorin, këngët dhe valet Dibra i ka në gjak, siç ka dhe trimërinë dhe besnikërinë. Në Dardhë dhe në Dibër mbetet i papërsëritshme Haziz Ndreu nemri I të cilit është gdhendur tek secili prej nessh dhe Ansambli i Dibrës. Ne sot do të dekorojmë ansamblin me emrin e pavdekshëm Haziz Ndreu që ka lënë shumë gjurmë”, ka thënë Meta. /abcnews.al