Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka denoncuar atë që ai e ka quajtur “afera e portit të Durrësit”, duke theksuar se ishte 10-fish më korruptive se ajo e inceneratorëve.
Meta ka bërë thirrje që të hetohet e gjithë marrëveshja dhe paralajmëroi se të gjithë personat e përfshirë në këtë “aventurë” do të mbanin përgjegjësi sëbashku me kryeministrin Rama për të cilin tha se ishte drejt fundit të vonuar.
Ilir Meta: Kush hyn në aventura me një njeri të marrë që e di se është në fundin e vonuar në qeverisjen e tij të dështuar, dhe që kërkon të lërë peng Shqipërinë edhe për 50 vite të tjera, bën shumë gabim që përfshihet në këtë aferë. Sipas parashikimeve të deritanishme, mendohet se kjo aferë është 10 herë më e madhe se ajo e inceneratorëve. Iku koha kur punët e shqiptarëve i gjykonin burokratë që nuk e kanë lexuar as kushtetutën dhe as marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Rama i ka llogaritur shumë keq pasojat e kësaj aventure të re dhe do jetë përgjegjës.