Rruga 25 Nentori ne Elbasan, apo sic njihet dhe ndryshe rruga e re e Trenit prej me shumë se 3 muajsh eshte kthyer ne nje shqetesim per banoret dhe drejtuesit e automjeteve te cilet kalojnë këtu. Gropat e shumta te cilat u rihapen per shkak te problemit me kanalizimet kane ngelur pa shtruar. Sapo nis te pershkrosh rrugen 25 Nentori prane Stacionit te Trenit dhe deri ne dalje te saj do te ndeshesh me gropa te shumta cka eshte kthyer ne nje shqetesim per banoret pasi ka pasur dhe raste ku jane rrezuar. Per ta kalimi eshte teper i veshtirë dhe i rrezikshem, pasi automjetet per mos prekur ne gropa te thella devijojne prane trotuarit cka kane rrezikuar dhe jeten e kembesorve.

Banoret shprehen per Egnatia News se kerkesat e tyre kundrejt Bashkis Elbasan jane te shumta por deri tani asnje mase nuk eshte marre, ata i bejne thirrje organeve kopetente te marin masa per shtrimin me asfalt te rruges, pasi eshte nje sgment rrugor teper i ngarkuar.
Rruga 25 Nentori nisi te rikonstruktohet pasi pati nje problem ne kanalizimin e ujrave, por me shum se 3 muaj rruga ka ngelur e pa asfaltur duke u kthyer ne nje shqetesim per banoret.