Presidenti Ilir Meta ka publikuar disa foto nga ku ka bërë me dije se ka vizituar kishën e Leusës në jug të Përmetit, pranë luginës së Vjosës.

Meta e ka përshkruar kishën si një atraksion turistik për turistët vendas dhe të huaj, ndërsa ndër të tjera shkruan se ka ndezur një qiri dhe është lutur për shëndet dhe gëzime në familjet shqiptare.

Postimi i Plotë nga presidenti Ilir Meta:

Kisha e Leusës, ndodhet në jug të Përmetit, vetëm gjysëm ore më këmbë, nga ku lugina e Vjosës duket si në pëllëmbë të dorës. E ndërtuar në shekullin XVII, me afreske dhe gdhendje unike druri të punuara mjeshtërisht, Kisha mban emrin e së Tërëshenjtës Mari dhe i kushtohet Fjetjes së saj.Është një atraksion i jashtëzakonshëm për turistët vendas dhe të huaj, një monument i rrallë i trashëgimisë tonë kulturore, që nuk duhet lënë pa u vizituar.Sipas traditës, ndeza një qiri, për t’ju bashkuar lutjeve tuaja në këtë sezon festash për më shumë shëndet, mbarësi e gëzime në çdo familje shqiptare!

Të keni bekimet e Zotit!