Ilir Meta
Të nderuar përfaqësues të qeverisë dhe gjitha institucioneve, e nderuar zona përfaqësuese e SHBA-së dhe trupit diplomatik. Të nderuar trupa pjesëmarrëse, ushtarakë e qytetarë, është kënaqësi e vecantë për mua të jemi së bashku në këtë shesh që mban emrin e shënjtores së madhe Nënë Tereza, për të vëzhguar stërvitjen më të madhe të organizuar ndonjëherë.
Operacionet e organizuara në ajër det edhe tokë kanë qenë të suksesshme deri më tani dhe kanë realizuar të gjitha objektivat e vëna.
Kjo do t’i shërbejë rritjes së kapacitetit tonë të mbrojtjes. Jam i lumtur që qytetarët kanë shprehur mikpritjen tonë karakterizuese. Shpreh falenderimin më të madh për SHBA dhe vendet e tjera aleate që zgjodhën vendin tonë për të mbajtur këtë stërvitje të madhe. NATO është organizata më e madhe e lirisë.
Në fund dua të falenderoj forcat tona ushtarake të cilët janë gjithmonë të gatshëm për të përmbushur detyrat e tyre në funksion të operacioneve të organizuara nga SHBA dhe NATO.