Presidenti Ilir Meta priti në zyrën e tij përfaqësuesin e SHBA, Richard Grenell i cili ndodhet në një vizitë në Tiranë. Ishte presidenti ai që e zbardhi takimin duke postuar një foto me Grenell për të cilin tha se ishte gjithmonë kënaqësi kur e takonte.

Më tej, presidenti vlerësoi edhe zyrtarin amerikan për angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë.

Postimi i Plotë në twitter nga Ilir Meta:

Është gjithmonë kënaqësi të kesh Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time. Vlerësohet shumë angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.