Mevlani duket se është bërë xheloz për takimin e Aristelës dhe Julit.
Në studio i ka bërë disa pyetje, ndërsa Aristela nuk ka hezituar që t’i tregojë se Juli e bën të ndihet shumë mirë.
Mevlani: Këtu nuk je për të kaluar kohën edhe hajt po dal të kaloj kohën.
Aristela: Jo nuk ka lidhje. Doja ta njihja përveç muzikantit e aventurierit dhe ai ka gjëra të tjera. Ndryshe nga takimi me ty, ishte shumë i përqendruar, përpiqej të më bënte të ndihesha mirë.
Mevlani: Pse të bëra të vuash?
Aristela: Jo, por Juli ishte shumë i përqendruar.
Ledjana: Juli dukej shumë nervoz, të paktën nga sa e mbaj mend në takim me mua.
Top Channel