Çifti tashmë ka tre fëmijë: Noah, 8 vjeç, Elias, 6 dhe Vida, e cila është 3. Shtatzënia e katërt mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për Michael dhe Luisana për të filluar nga e para pas një periudhe të vështirë, mbi të gjitha nga sëmundja e djalit të tyre të madh.
Në vitin 2016, Noah në fakt u diagnostikua me kancer: arsyeja që bëri që babai i tij të tërhiqej nga skena deri kur njoftoi shërimin e tij.
Dhe tani që gjithçka duket se ka marrë fund, Bublé është rikthyer me një këngë të re dhe me një fëmijë tjetër.
Kënga e re e artistit është, siç shpjegoi ai vetë, një vazhdim i këngës shumë të famshme Haven’t Met You Yet, një këngë e vitit 2009 që shënoi thellësisht jetën e tij.
Në xhirimet e asaj videoje, në fakt këngëtari del me gruan që më pas u bë gruaja dhe nëna e fëmijëve të tij. Dhe se, tani, ajo mund të jetë përsëri shtatzënë. Nuk është rastësi, pra, që në videon e re shfaqet edhe Luisana.
Pas komplimenteve që i bëri bashkëshortit për punën e tij, bashkëshortja e Bublé bëri në Instagram një deklaratë të vërtetë dashurie.
“Faleminderit dashuria ime që beson gjithmonë në mua dhe që je shoku im më i mirë. Faleminderit që më bën të ndihem si një grua, aktore, mama e shkëlqyer. Më inkurajon të jem gjithmonë njeri më i mirë”, ka shkruar ajo.