Microsoft sapo deklaroi se Windows 11 do të lançohet në datën 5 tetor dhe do të vijë si një update falas për të gjithë kompjuterat e suportuar, ose i instaluar direkt nga fabrika në pajisjet e reja. Data zyrtare është 5 tetor, por si të gjithë update-et e tjera të Windows, ky update do të vijë në faza të caktuara.

“Pasi mësuam shumë gjëra nga Windows 10, ne duam që t’i ofrojmë përdoruesve eksperiencën më të mirë të mundur në Windows 11.” tha Aaron Woodman, menaxheri i përgjithshëm i marketingut të Windows në Microsoft. “Ne besojmë se të gjitha pajisjet e mbështetura do të kenë mundësinë të instalojnë versionin e ri të Windows deri në gjysmën e vitit 2022.”

Ju mund të kontrolloni nëse pajisja juaj është e përshtatshme për update-in e Windows 11 përmes Windows Update ose aplikacionit të dedikuar të Microsoft, PC Health Check.

Megjithatë vlen të përmendet se jo të gjithë shërbimet e prezantuara do të jenë të aksesueshme menjëherë. Microsoft tregoi më parë se do të sjellë aplikacionet e Android në Windows 11 pas partneritetit të krijuar me Amazon dhe Intel, mirëpo ky shërbim nuk do të mund të aksesohet në datën 5 tetor.

Kërkesat minimale të Windows 11 do të jenë 4GB RAM64GB internal storageproçesor 64 bit 1Ghz me dy ose më shumë cores dhe proçesorin TPM1.2.