Kate, Meghan, Beatrice, Camilla, Victoria, Eugenie, Letizia , këto gra janë më shumë sesa thjesht dukesha, ato janë gjithashtu ikonat tona të modës. Më poshtë janë 5 kombinime për stinëne vjeshtës të cilat janë konfirmuar dhe nga pjesëtarët mbretërorë:

Atlete tenisi, pantallona dhe triko: Veshjet sportive të frymëzuara nga Wimbledon janë një prirje kryesore këtë vjeshtë.

Kush tha se ngjyra kafe duket e mërzitshme? Ngjyrat monokrom të Meghan Markle janë një dëshmi se kjo nuancë mund të duket po aq magjepsëse sa gjithë të tjerat në vjeshtë.

Pardesy: është një nga aksesorët më të rëndësishëm të vjeshtës që nuk del kurrë nga moda.

Fustan me lule dhe çizme sepse në vjeshtë nuk është as shumë ftohtë por dhe jo shumë nxehtë, kështu që çizmet me fustan janë perfekte!

Ka mënyra të shumta për të kombinuar veshjet për në vjeshtë dhe një nga këto është si Kate Middleton. Xhinse sportive dhe një xhaketë për ta bërë veshjen më elegante.