Microsoft ka vendosur të shpërblejë stafin e saj me $1,500 për punën që ato bënë gjatë periudhës së vështirë të pandemisë. Kompania tha se ky ishte një simbol vlerësimi gjatë një viti tepër sfidues.
“Ne jemi tepër të kënaqur me punën e tyre dhe kemi vendosur të shpërblejmë lodhjen e tyre me një dhuratë monetare.” mësohet të kenë thënë zëdhënësit e kompanisë. Gjatë 3 mujorit të parë të 2021 përfitimet e Microsoft u rritën me 38% krahasuar me të njejtën periudhë një vit më parë.
Ky bonus do të përfitohet nga të gjithë punonjësist nën nivelin e zëvëndës-presidentit që iu bashkuan ekipit para datës 31 mars 2021, duke përfshirë dhe punonjësit part-time.
Kompanitë e mëdha të teknologjisë arritën të kishin shumë përfitime gjatë pandemisë dhe Microsoft nuk është kompania e vetme që ka vendosur të surprizojë stafin me një bonus. Në mars të 2020, Facebook i dha punonjësve një bonus prej $1,000 për t’i ndihmuar ata me shpenzimet e rritura të shkaktuara nga pandemia, si përshembull krijimi i një “zyre” në ambientet e shtëpisë.
Gjithashtu dhe Google ndoqi një strategji të tillë në maj të 2020. Amazonështë treguar pak më dorështrënguar, duke i dhënë punonjësve full-time një bonus prej $300, ndërsa atyre part time$150. Përfitimet e Amazon gjatë 2020 u rritën me 38% në $386 miliardë.