Microsoft ka publikuar potencialin e Surface Duo, i cili mund të ofrojë një eksperiencë të ngjashme me një Xbox, ndërkohë që mund të mbahet në dorë. Kompania ka update-uar aplikacionin Xbox Cloud Gaming për Android, dhe tashmë përfshin mbështetje për 2 ekranet e Surface Duo.

Ky aplikacion do të lejojë këtë pajisje të përdorë një ekran si një gamepad virtual dhe tjetrin për të shfaqur lojën, gjë që e bën Surface Duo të duket si një Nintendo 3DS me touch controls për lojëra të ndryshme.

Me kalimin e kohës Microsoft ka shtuar Xbox Touch Controls në më tepër se 50 lojëra në muajt e fundit, duke përfshirë Sea of ThievesGears 5 dhe Minecraft Dungeons. Benefitet e një pajisje me dy ekrane për këtë lloj eksperience janë të shumëta. Ju nuk do të keni më touch controls mbi lojën tuaj të preferuar dhe gishtërinjtë nuk do t’ju pengojnë pamjen në ekran gjatë aksioneve të rëndësishme.

Gjithashtu Microsoft ka optimizuar Xbox Cloud Gaming në mënyrë që ajo të funksionojë më mirë në Surface Duo, si për shembull lehtësimi i lëvizjes brenda menus dhe i shikimit të përmbajtjes, dhe paraqitja me kolona.