Në qershor As You Sow kishte dorëzuar një rezolutë tek aksionerët ku propozonte se Microsoft duhet të ekzaminonte avantazhet ambientale dhe sociale që vijnë me lehtësimin e riparimit të pajisjeve përmes mjeteve të duhura, pjesëve dhe instruksioneve të riparimit.

Para kësaj rezolute, Microsoft (njësoj si shumë kompani të tjera), kishte filluar t’i bënte pajisjet e saja shumë të vështira për t’u riparuar nga vetë personat, të cilët do të detyroheshin t’i dërgonin pajisjet e tyre për riparim vetëm në dyqanet zyrtare të kompanisë.

Mirëpo ditën e enjte, Grist raportoi se Microsoft është gati të bëjë hapin e madh, madje duke punësuar një konsultues të pavarur i cili do të studiojë për rrugë të reja që do të ndihmojnë aksesimin e pjesëve dhe informacioneve për uljen e mbetjeve elektronike, dhe do të jenë më miqësore me mjedisin. Rezultatet e këtij studimi priten të dalin në fund të vitit 2022.