Mijëra besimtarë myslimanë janë mbledhur mëngjesin e sotëm dhe kanë falur Namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej”.
Besimtarët u mblodhën dhe u falën pavarësisht motit me shi, të udhëhequr nga kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Hoxha.
Festa e Fitër Bajramit shënon edhe fundin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, në të cilin besimtarët agjëruan për 30 ditë.
Newsbomb u uron të gjithë besimtarëve myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin, Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin!