Dita e sotme pritet të karakterizohet nga mot me reshje shiu në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Temperaturat do të pësojnë ulje, ku vlerat minimale do të shënohen në veri të vendit, ndërsa ato maksimale në pjesën perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë shtrëngatave me drejtim kryesor veriperëndimin, ndërsa valëzimi i forcës 2 deri 4 ballë.