Mijëra protestues janë mbledhur sot në qëndrën e Londrës në mbështetje të Palestinës dhe palestinezëve. Ky demonstrim u lejua nga policia lokale, megjithatë ata u shprehën se nëse dikush mbështet Hamasin do të arrestohej.

Paralelisht demonstrata pati edhe në Manchester dhe Edinburg.

Demonstruesit në Londër mbanin në duar flamurin e Palestinës dhe thërrisnin për lirinë e saj dhe për ndalimin e masakrës në Gaza. Gjithashtu bënë thirrje edhe për sanksione kundër Izraelit.