Studiuesit në University of Natural Resources dbe Life Sciences Vienna ngritën hipotezën se disa nga mikrobet që gjenden në stomakun e lopëvve mund të jenë në gjendje të shpërbëjnë poliesterët. Kjo hipotezë u ngrit nga fakti se normalisht lopët konsumojnë një poliester natyral nga bimët, të quajtur cutin, i cili gjendet në lëkurën e domateve dhe mollës.

Më pas studiuesit ekzaminuan efektin e lëngut që gjendet në stomak mbi 3 tipe të ndryshme poliesteresh (PET, PBAT dhe PEF), duke i lënë të inkubuar për 3 ditë. Në përfundim ata zbuluan se të 3 poliesteret e përmendura më lart mund të shpërbëheshin nën ndikimin e mikroorganizmave që gjendeshin në stomakun e lopëve. Ekipi më pas analizojë ADN e lëngut për të identifikuar se cilët ishin mikrobet që mundësonin degradimin dhe zbuluan se 98% ishin baktere.

Ky zbulim është mjaft i rëndësishëm pasi ditët e sotme planeti po vuan nga problemi i ndotjes. Tashmë shkencëtarët mund të ndërtojnë gjenetikisht këtë bakter i cili mund të përdoret në proçesin e riciklimit. Dr Ribitsch shpreson se këto mikrobe do të jenë efektive dhe në shpërbërjen e materialeve më të forta si polietileni dhe polipropileni.

geek