Portieri Mike Maignan, i cili u shpall kampion në skuadrën e tij në Francë dhe fitoi “Dorezën e Artë” këtë edicion të Ligue 1, ka nënshkruar me kuqezinjtë e Milanit një kontratë që përfundon në qershorin e vitit 2006.
Lajmin e përfundimit të këtij transaksioni e ka konfirmuar vetë Milan, përmes një komunikate: “AC Milan është i lumtur të njoftojë nënshkrimin e francezit Mike Maignan nga Lille, që do t’i bashkohet klubit nga 1 korrik 2021. Portieri do të nënshkruajë kontratë me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2026 dhe do mbajë numrin 16 në fanellë”,– shkruan klubi në komunikatë.
Operacioni për blerjen e Mike Maignan i ka kushtuar Milanit 13 milionë euro plus bonuse të tjera, ndërkohë që Gianluigi Donnarumma do të largohet si lojtar i lirë dhe me shumë gjasë do të kalojë te Juventusi.