Këtë të martë në kuadër të “mini Schengenit”, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një komunikim online me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Në tetor të vitit 2019 liderit Rama, Vuçiç dhe Zaev e kishin nënshkruar një deklaratë në Novi Sad mbi krijimin e një “mini-Schengeni” midis tre vendeve. Një ftesë për t’u bashkuar në këtë iniciativë u dërgua edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje.

Si rezultat i marrëveshjes brenda këtij projekti, nga fillimi i këtij viti, nga Shqipëria në Serbi dhe anasjelltas mund të kalohet vetëm me kartë identiteti.

Kosova u zotua në marrëveshjen e Ëashingtonit për t’iu bashkuar iniciativës së “mini-Schengenit”, por Albin Kurti, kryeministri aktual i Kosovës, që nga fillimi e ka pozicionuar veten si kritik i mprehtë i këtij projekti. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është në të njëjtën linjë.

Në Samitin e fundit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Kurti madje deklaroi se “mini-Schengeni” nuk ekziston më. /abcnews.al