Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka njoftuar se synon të bëjë një udhëtim në Mariupolin e rrethuar për të ofruar ndihma humanitare.
Ministri tha se i dërgoi një letwr “palës ukrainase duke kërkuar lehtësimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Mariupol dhe një letër tjetër palës ruse duke kërkuar që të mos e pengonte atë”.
“Unë synoj ta shoqëroj personalisht këtë ndihmë, në koordinim me Presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, zotin Peter Maurer, me të cilin jemi tashmë në kontakt”, tha ai.
Dendias nuk tha se kur planifikon të shkojë në Mariupol, shkruan Al Jazeera.