Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias mbërritur mëngjesin e sotëm në Turqi, ku është pritur nga homologu i tij turk, Mevlut Çavushoglu.

Dendias dhe Çavushoglu do të zhvillojnë një takim rreth gjysmë ore në Adana dhe më pas do t’i drejtohen zonës së prekur nga tërmeti ku janë duke operuar anëtarët e ekipit grek të kërkim shpëtimit.

Këta të fundit, raportohet se janë larguar nga Antakya mëngjesin e sotëm, pasi nuk kanë arritur të dallojnë shenja për të mbijetuar nën rrënoja.

Sipas mediave të vendit fqinj, banorët vendas iu lutën kërkuesve grekë të vijonin kërkimet, me shpresën se do të gjenin volejbollisten 24-vjeçare Giosde Ozturk, e cila dyshohet se kishte dërguar mesazh te të afërmit e saj nga poshtë rrënojave.

Ekipi grek vendosi të qëndrojë edhe për 17 orë të tjera, duke arritur në fundin e ndërtesës së shembur, por pa rezultat.

Mediat greke shkruajnë se kryediplomati grek Dendias dhe homologu turk po shqyrtojnë mundësitë e tjera se si Greqia mund t’i vijë në ndihmë Turqisë.