Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka shprehur mirënjohjen ndaj dy ushtarëve shqiptarë që mbrojtjën objektin e Uzinës së Armëve në Gramsh teksa u sulmuan nga tre shtetas rusë.

Në një postim në rrjetet scoiale, Peleshi teksa ka publikuar fotot e ushtarëve shkruan se u ka garantuar atyre mbështetje ndersa u ka uruar shërim të shpejtë.

Postimi i plotë:

Mirënjohje dy ushtarakëve tanë që sakrifikuan për të ruajtur një objekt strategjik siç është uzina e Gramshit. Bisedova me ta dhe u garantova mbështetjen e pakursyer timen dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Pranë dy ushtarakëve shkoi edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji.

Shërim të shpejtë dy efektivëve tanë!