Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar të plagosurit e aksidentit të ndodhur në Tiranë para pak minutash. Nga spitali i Traumës, Manastirliu tha se gjendja e të lënduarve është e mirë dhe se që në ndihma ndaj të plagosurve është dhënë në kohë reale.

“Keni shpëtuar për mrekulli, ka qenë realisht një mrekulli. Falë zotit keni shpëtuar. Me dëmtime të lehta të rekuperueshme thonë mjekët. Unë qëllova aty. Ishin dy çuna të lagjes që ju kanë nxjerrë. Ambulanca ka ardhur në kohë. I kemi nxjerrë në kohë reale. Direkt ka ardhur ambulanca”, tha Manastirliu.

Në aksidentin e frikshëm të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një autobus i linjës, i mbushur me pasagjerë ka përfunduar në Lumin Lanë, kanë mbetur të plagosur 5 qytetarë të cilët janë transportuar menjeherë në spitalin e Traumës ku sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.

Siç shihet edhe në videon e newsbomb, makina ka përfunduar e përmbysur në Lanë, ndërsa mbi të qëndron autobusi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e emergjencës, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit