Bëri habi thuajse zyrtarizimi në listën e kandidatëve të LSI  për Elbasanin ai i zonjës Miranda Rira.

Miranda Rira është një emër mjaft I përfolur në qarkun e Elbasanit, dhe kjo lidhet kryesisht me periudhën që ka drejtuar bashkinë e Prrenjasit si kryeabshkaike e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Tashme është thuajse e zytrtarizuar që Monika Kryemadhi do të vendosë Miranda Rirën në vendet e para të listës së Elbasanit për zgjedhjet e 25 Prillit. E testuar përgjatë viteve nga elektorati I qarkut, Rira ka treguar se bazuar në vota nuk ka marrë besimin së pari të bashkëqytetarëve të saj e më pas të të tjerëve.

Në zgjedhjet e vitit 2015 e përfaqësuar nga një figurë politike si Miranda Rira ,LSI do të merrte vetëm 851 vota në Prrenjas qytet ku supuzohet se është “shtepia ” e saj .

As në  zgjedhje e dy viteve më pas për Kuvendin e Shqipërisë nuk do të rrisnin performancën e Prrenjasit me këtë figurë, pasi LSI do ta mbyllte garën me vetëm 3044 vota. Referuar analizave politike të bëra gjatë vitit 2017 edhe ky numër votash lidhet më së shumti me e figurat e Edmond Haxhinastos dhe Bujar Kllogjrit të cilët  në atë kohë ishin të besuarit e LSI për qarkun e Elbasanit. Teksa “dështimet “ e Rirës janë vulosur me votat e elektoratit , LSI e risjell si emër për t’u përballur me kandidatë të rinj të papërlyer më parë me skandale politike e gjyqësore si ato të zonjës Rira.

Miranda Rira u përfol dhe u akuzua shume mediatikisht se punoi për rrethin e saj familjar dhe fisnor. Kështu, në media dolën fakte me emra se Bashkia e Përrenjasit u mbush me shpejtësi me të afermit e zonjës Rira vetëm pak ditë pasi ajo kishte marrë mandatin e kryebashkiakes.

Por skandalet nuk mbyllen me kaq dhe sot ajo që do të jetë opsion nga LSI për t’u votuar nga elektorati I qarkut të Elbasanit ka një dosje të hapur në prokurorinë e posaçme SPAK . Miranda Rira do të hetohet nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, për shpërndorim detyre, ish-kryebashkiakja  është denoncuar nga pasardhësi i saj socialist Nuri Belba për një tender që ajo ka dhënë lidhur me fushën e sporti.

Ndërkaq, gjatë drejtimit të bashkisë nga Miranda Rira gazeta  “Shqiptarja.com” ka identifikuar të paktën 20 tendera me ‘flamur të kuq’, që do të thotë me procedura të dyshimta dhe më risk të lartë për abuzime të mundshme. Konkretisht, këto procedura karakterizohen nga mungesa e garës, skualifikim i të gjithë operatoreve konkurrues përveç fituesit etj.

Akuzat mbi Miranda Rirën nuk kanë munguar as nga përfaqësuesit e qeverisë të cilët  jo më larg se një vit më parë do ta quantë Rirën si të paaftë dhe të padenjë për të marrë votën e qytetarëve, drejtuesit do të shkonin edhe më tej duke deklaruar publikisht se nuk do të lejonin që Prrenjasi të bintë më në dorë të një figure si ajo.

Miranda Rira me shumë mundësi do të pasojë emrin e Monika Kryemadhit në listat e kandidatëve të LSI në qarkun e Elbasanit por ngrihet pyetja: A meritojnë qytetarët të përfaqësohen nga një grua si ajo në Kuvend?

Egnatia news