Janë miratuar çmimet e reja për furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar-kafe. Në mbledhje Enti rregullator i Energjisë ka miratuar që furrat e bukës që janë edhe pastiçeri do e blejnë energjinë me çmim 9.5 lekë për kilovat/orë.
Furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar kafe do e blejnë energjinë me çmim 12 lekë për kilovat/orë. Për furrat e bukës që nuk ofrojnë shërbimin e kafes dhe pastiçerisë çmimi i energjisë nuk do të ndryshojë, që do të thotë se do e blejnë energjinë me çmim 7.6 lekë për kilovat/orë aq sa është tani.