Ka përfunduar seanca e sotme plenare në Kuvend.

Deputetët e mazhorancës miratuan ndryshimet e reja në qeveri.

Në kabinetin qeveritar do të jenë 4 ministra të rinj: Igli Hasani- ministër i Jashtëm, Arbjan Mazniku- ministër i Pushtetit Vendor, Albana Koçiu- ministre e Shëndetësisë, Ervin Mete- ministër i Financave.

Gjithashtu u miratua dhe lëvizja e Manastirliut si ministre e Arsimit.

Ndërkohë opozita kërkoi mocion për debat, mirëpo kërkesa nuk u pranua nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Në seancë mungoi kryeministri Edi Rama, ndërsa Lulzim Basha është në një takim në Këshillin e Europës.