Këshilli Europian dha miratimin përfundimtar për planin prej 6 miliardë eurosh i cili do të shërbejë si instrument financiar për rritjen ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Nga ky fond për 6 vendet e Rajonit Shqipëria përfiton 1 miliard euro.
Miratimi I kësaj të marte nga Këshilli Europian mbyll të gjitha procedurat zyrtare mbi këtë plan që synon të përshpejtojë anëtarësimin e rajonit tone në BE dhe vendim hyn në fuqi menjëerë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Europian.
Shtetet e Ballkanit Perëndimor tani më do të ftohen që ti paraqesin Komisionit Europian agjendat e tyre të reformave që do të ndërmarrin përgjatë tri viteve të ardhshme.
Këto fonde do të jepen ndaj Shteteve të Rajoni dy here në vit, me kushtin që të përmbushen të gjithë hapat e paracaktuara për tu zbatuar nga Unioni. Në rastin kur këto reforma të planifikuara nuk përmbushen siç duhet, Bashkimi Europian mund të vendosë pezullimin e dhënies së këtyre fondeve.
Plani për rritjen e Ballkanit Perëndimor do të shtrihet përgjatë viteve 2024 deri në vitin 2027, ky dy miliardë euro janë në formën e grantit nga BE dhe 4 miliardë euro janë në formvën e një kredie me këste shumë të favorshme.
Ndihma për vendet e Ballkanit Perëndimor mbi këtë plan të BE-së për rritjen e rajonit tone kushtëzohen edhe nga respektimi I mekanizmave ë demokracisë duke përshfirë një sistem parlamentar shumë partiak, zgjedhje të lira dhe të ndesrshme si dhe një sistem gjyqësor të pavarur dhe sundim të ligjit.
Kosova dhe Serbia janë kushtëzuar për përfitimin e këtyre fondeve me Normalizim të marrdhënieve sipas marrëveshjeve të arritura deri më tani në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian./abcnews.al