Prokuroria e Përgjithshme është vënë në lëvizje, pasi mediat greke kanë shkruar se gjyqtarja Irena Gjoka është dënuar në vendin fqinj për falsifikim dokumentesh.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se Prokuroria i ka nisur KLGJ-së kërkesë për verifikimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Kërkesa është dërguar që më 19 prill 202

Në përgjigje, KLGJ i ka vënë në dispozicion të gjitha dokumentacionin e zonjës, përfshirë dhe formularin e vetëdeklarimit.

Irena Gjoka, e cila është aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vendosur sërish në qendër të mediave greke, teksa akuzohet për falsifikim dokumentesh.