Ka nisur Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i thirrur nga Lulzim Basha.

Në nisje të punimeve, deputetja Ina Zhupa ka mbajtur fjalën hyrëse ku propozoi emrat për komisionin e Kuvendit të PD-së të cilët u votuan duke ngritur dorën.

Komisioni për Kuvendin e PD-së:

Jemin Gjana, kryetar
Gazment Bardhi, anëtar
Grida Duma, anëtare
Enkelejd Alibeaj, anëtar
Flutura Açka, anëtare

“Të gjithë delegatët janë të pajisur me fletët për të votuar. Ftoj delegatë të votojnë për përbërjen e komisionit, miratohet përbërja e Komisionit për Kuvendin Kombëtar të PD”, deklaroi Zhupa.