Këshilli I qarkut të Elbasanit I ka atribuar titullin “Mirënjohja e qarkut të Elbasanit” këngëtarit Hysni Hoxha për kontributin e tij në muzikën folk. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin artistë të ndryshëm të skenës dhe teatrit, përfaqësues të politikës , kulturës, arsimit dhe kryetari I qarkut Bukurosh Stafa .

Fjalën hapëse e kishte kryetari I qarkut Bulkurosh Stafa dhe kryetari I bashkisë Librazhd Kastriot Gurra të cilët folën më gjërësisht mbi figurën e Hysni Hoxhës dhe kontributin e tij në disa zhanera të muzikës.

Kryetari Kastriot Gurra Kryetar I Bashkisë Librazhd Edhe artistët e tjerë folen me mjaft relata për Hoxhen si nje artist dhe nje njeri me vlera të larta në shoqëri.

Në fund fjala përshëndetëse pas marrjes së titullit ishte e vetë artistit Hysni Hoxha I cili me përzemërsi I falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe dhurimin e këtij cmimi kaq te rëndësishëm për të.

Hysni Hoxha ka dhënë një kontribut të çmuar për muzikën folklorike.