Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR është duke mbajtur konferencën e parë dhe paraprake për shtyp në lidhje me mbarëvajtjen e procesit të votimit në Shqipëri.

Azay Guliyev, koordinator special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues në Shqipëri u shpreh se në këto zgjedhje nuk pati probleme me listën e zgjedhësve.

Drejtuesi i misionit të OSBE theksoi se pavarësisht pandemisë shqiptarët dolën në numër të madh për të vonuar, por shtoi se emigrantët nuk patën mundësi që të ushtronin të drejtën e tyre.

Sa i përket teknologjisë në zgjedhje, misioni i ODIHR vlerëson se votimi dhe numërimi elektronik ishte përgjithësisht eficent, ndërsa shtuan se nëse përdoren më shumë mund të rritet edhe besimi i publikut.

KQZ, sipas Guliyev e përmbushi pjesën më të madhe të detyrimeve të sa, u tregua transparent dhe gëzoi besimin e të gjithë aktorëve. Në konferencë u adresua edhe fenomeni i shit-blerjes së votës, ndërsa u vlerësua se “ministrat bënë fushatë, qeveria përfitoi dhe u bë presion mbi administratën.”

Guliyev, duke cituar raportin e OSBE solli në vëmndje edhe daljen e një databaze me të dhëna personale dhe preferencat e votuesve ndërsa dënoi vrasjen në Elbasan.

“Kjo zhbën përpjekjet e shumë të tjerave që punuan për ta përmirësuar sistemin…Nxitja e dhunës nuk tolerohet dhe duhet të ndëshkohet.” sb/abcnews.al/