Dy persona janë arrestuar në Mengël të Elbasanit, pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë 31 vjeç me probleme të shëndetit mendor.

Denoncimi është bërë nga nëna e djalit e cila ka parë shenja tek i biri dhe shfaqje të një sjellje të frikësuar.

Bledi Jolla dhe Rexhep Balla janë arrestuar nga policia e Elbasanit ndërsa gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar pjesërisht ngjarjen.

Njëri prej të dyshuarve ka pranuar se e kanë zhveshur djalin, teksa ky i fundit u dërgonte kafenë në vendin ku punonin si roje pranë një objekti privat.

Ndërsa policia dhe psikologët po punojnë për marrjen e mëtejshme në pyetje të 31 vjeçarit i cili vuan nga epilepsia dhe prapambetje e rendë mendore ekspertiza mjekoligjore ka konfirmuar aktin e rëndë.