Ndeshja midis Elbasanit dhe Pogradecit që është zhvilluar ditën e sotme në stadiumin “Elbasan Arena” është ndërprerë për disa momente pasi lojtarët kanë kundërshtuar arbitrin për një penallti të akorduar.Sakaq, ndeshja u ndërpre për rreth 8 minuta mes tensioneve të krijuara mes lojtarëve, por që përfshinë dhe arbitrin.Loja rifilloi më pas me Elbasanin që gjuajti penalltinë e fituar duke shënuar, ndërsa në stadium mbërritën edhe forcat e FNSH-së dhe policisë për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes.