Futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri është vetëm 1.69 dhe shpesh “ngacmohet” për këtë gjë.

Të enjten mbrëma në Ligën e Evropës, mungesa e gjatësisë së Shaqirit shkaktoi një momentet paksa qesharak. Shaqiri luajti 90 minuta ndërsa Lyon triumfoi 3-0 ndaj Sparta Pragës në ‘Parc Olympique Lyonnais’.

Mirëpo, Shaqiri “padashje” u bë viral në rrjetet sociale, pasi humbi një mundësi të mirë në pjesën e dytë, ku gjuajtja e tij u ndal nga portieri Florin Nita.

Në shpejtësi e sipër Shaqiri u përpoq të kapej në traversë për të ndaluar hovin, që të mos e çonte në rrjetë. Por ky ishte një gabim i madh, pasi pavarësisht kërcimit të tij, Shaqiri nuk arriti të prekë as traversën dhe ra në tokë dhe përfundoi në rrjetë.

Ky episod ka marr reagime të mëdha në rrjetet sociale, pasi shumë tifozëve iu është dukur qesharak ky moment.