Ligue 1, gjithnjë e më interesante në krye. Katër të parët ndahen mes gjashtë pikësh dhe ndalesa e PSG-së në “Parce des Princes”, kundër Monaco, e ka bërë luftën për titullin më të pasigurt. Parizienët janë në vendin e tretë, me 4 pikë larg Lille.
Gjashtë pikë në dy ndeshje kundër Mbappé dhe shokëve të tij të skuadrës së Monaco, e cila, në fund të triumfit të mbrëmshëm, në llogarinë e Twitter-it në gjuhën spanjolle bëri shaka me Barcelonën, kundërshtarin tjetër të PSG-së në 1/8 finale të Champions-it: “Ne e mundëm PSG në ndeshjen e parë dhe në kthim! Barcelona, nëse keni nevojë për këshilla, na dërgoni një mesazh privat”.
Dhe Barcelona do të kishte nevojë për më shumë se një këshillë, që të rrëmbejë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së kampionëve, pas disfatës së thellë (1-4) në shtëpi, në ndeshjen e parë. Ky mission është i krahasueshëm pak me 6-1 e vitit 2017, kur, megjithatë, sfida e dytë u luajt në “Camp Nou” dhe jo në Francë. Por, nga ajo Barcelonë ka mbetur vetëm emri…
Faxnews