Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur si rrallë herë për marrëdhënien dhe dashurinë me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.

Kryemadhi ka zbuluar momentin e puthjes së parë me Ilri Metën, ku rrëfeu gjithashtu se kjo ka qenë puthja e parë në jetën e saj.

“Në janar të 1994-ës e kam puthur për herë të Iliri Metën edhe puthjen e parë sit ë dashur, edhe në jetë për hir të së vërtetës. Kam qenë 20 vjeç.”– tha ajo në “Goca dhe Gra.”

Ndër të tjera ajo tregoi edhe fjalët më pikante të presidentit të dashuruar apo nofkat që kanë me njëri-tjetrin. Kryemadhi zbuloi se në nisje të lidhjes së tyre ata përdornin nofkat “noshe” apo “zemër” që më vonë sipas saj “u harruan.”

“Tani u bënë 28 vjet. Nofkat janë të çuditshme. Komunikimi ka qenë “Noshi”, për shembull “Noshe”, “zemër” këto, por më vonë u harruan. Unë i kam thënë “të keqen motra”, ai më ka thënë “motra e sa***.” rrëfeu Monika Kryemadhi.

Duke folur për marrëdhënien e tyre, ajo nuk ngurroi ta thotë publikisht se “nuk do të jetonte dot pa Ilir Metën.” Kryetarja e LSI, tregoi se në rastet kur ajo nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, Meta nuk është shafqur asnjëherë në spital pasi nuk e përballon dot emocionalisht.

“Edhe kur e sulmojmë njëri-tjetrin ka adhurim brenda për hir të së vërtetës. Unë nuk mendoj se do të jetoja dot pa Ilir Metën. Bie në dashuri herë pas here me të, biles një nga problemet më të mëdha që kam me fëmijët është që harroj burrin jemi ne tani dhe unë ju them harrojeni se ju do gjeni burrat dhe gratë tuaja.

Nuk është asnjëherë në spital kur unë jam operuar qoftë kur unë kam hequr mitrën, kur kam pasur ndërhyrje të tjera që kanë qenë problematike. Nuk e përballon dot emocionalisht. Dhe nuk e thotë që nuk e përballon dot emocionalisht por e reflekton tek mjekët.”- tregoi ajo.

Gruaja është target më i vështirë për tu kapur nga element ii korrupsionit për shkak të përgjegjshmërisë. Një nga gabimet e mia ka qenë dëshira për të qenë e pavarur politikisht pasi dëshira ime ishte si një lloj etjeje. Meta edhe kur të vdes,  do ma përmende në dheun që do më hedhe tek varri.”