SPAK ka mbyllur hetimet për ish-prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi dhe ka dërguar dosjen në GJKKO.

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit akuzohet se ka kryer veprën penale: “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Ndërsa të pandehurit Dritan Dedja, Emirjan Beu dhe Isuf Gega janë akuzuar se kanë kryer veprën penale: “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 319 e 25 të Kodit Penal.