“Askush nuk është vetëm” për 12 mijë familje 

Në këto ditë festash dhe mbyllje të një viti të vështirë, Shoqata Humanitare “Mirësi për Botën” në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan kanë menduar që t’i gjenden familjeve me vështirësi ekonomike, për t’u krijuar edhe atyre mundësinë që të festojnë si gjithë të tjerët.

Nën moton “Vit i Ri, Shpresë e Re”, vetëm në Bashkinë Elbasan dhe 12 Njësitë e saj Administrative janë shpërndarë rreth 6000 pako ushqimore për familjet dhe individët në nevojë, ndërkohë që në total do të arrijnë në 12 000 pako. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, u shpreh se ky bashkëpunim na jep vullnetin për të vazhduar përkushtimin tonë për t’u solidarizuar më shumë me njëri-tjetrin dhe për ta kthyer këtë fushatë në një traditë të përvitshme.

Një nga projektet më të rëndësishme është dhe ndërtimi i Kompleksit ku do të strehohen jetimë dhe të veja në nevojë Mohummed Sayed, Drejtor i Shoqatës Humanitare “Mirësi për Botën” u shpreh se kjo shoqatë ka si synim kryesor ndihëm ndaj fëmijëve jetim integrimin shkollimi e tyre në disa vende të botës . në fund ai e mbylli fjalimi e tij me një mësazh sensibulizues

Shoqata Humanitare “Mirësi për Botën” po realizon një sërë projektesh të rëndësishme në Shqipëri, duke ndihmuar një numër të konsiderueshëm familjesh në pamundësi.