Shpat Kasapi dhe Selvije Jao kanë qenë një nga çiftet më të përfolur kohët e fundit. Vetëm pak ditë më parë ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre në fshehtësi të plotë. Dyshja tashmë janë burrë e grua, teksa sot në media u aludua për arsyet pse çifti anuloi dasmën e madhe VIP që kishte përgatitur.

Këto lajme Selvija nuk i ka pritur mirë dhe si kurrë më parë ka reaguar e revoltuar në rrjete sociale. Ajo ka treguar se sot është zgjuar mes mesazheve nga të afërmit se do të bëhej nënë, vetëm sepse në disa media kanë dalë lajme të pavërteta. Ajo ka bërë thirrje që të mos shkruhet më për diçka aq të shenjtë, siç është një fëmijë.

“Jam zgjuar me urimet qe do behem nene! Jam zgjuar me thirrjet e familjareve qe me kane qortuar se pse nuk u kam treguar atyre se ne presim femije! Se ne kemi anuluar darsmen! Ndonjeher ndegjon fjale. Ju lutem portale ndaloni per ty qe as ti nuk i din me lajmet e rreme! per veten tende!!!!! Ju lutem ndaloni së përmenduri gjënë më të shenjte qe munde te te falë Zoti. Vec un e Shpati e dim cka do bejm e cka jemi duke bere e cka duhet te tregojm per publikun!.Askush ska te drejt te fol ne emer tonin! Ndonjeher ndegjon fjale per ty qe as ti nuk i din per veten tende!!!!!

Ne vend qe te suportoni 1 artist qe ka publikuar kenge te reja,ju suportoni fjalet e tjereve,pa pasur asnje baze e fakt! Zoti u ndihmoft e ua shtoft respektin per jetën e të tjerëve”, shkruan Selvija.