Ne mesin e shumë polemikave se punëtorët do zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale, ekspertët thonë se ka disa punë që kompjuteri nuk do na i marrë, të paktën për një kohë. Që nga fillimi i revolucionit industrial, ka pasur kërcënime se makinat do të merrnin dhe kryenin punët e njerëzve.

BBC raporton se një raport i muajit mars nga Goldman Sachs vlerësoi se AI me aftësi për gjenerimin e përmbajtjes mund të bënte një të katërtën e të gjithë punës së bërë aktualisht nga njerëzit.

Mirëpo, ekspertët paralajmërojnë se ka ende punë që AI nuk është në gjendje t’i bëjë si; detyra që përfshijnë cilësi të dukshme njerëzore dhe të menduarit jashtë kornizës.

E para janë punët kreative: dalja me ide të reja dhe ndërtimi i diçkaje të re.

Roli i mjekut nuk do të zëvendësohet. Edhe nëse një robot mund të bëjë një punë të mirë për të gjetur kancerin, shumica e njerëzve do të duan akoma që një mjek të jetë ai që do t’u tregojë për këtë.