Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë grumbullimin për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022.
Një prej risive në listën e trajnerit Edy Reja ishte rikthimi në radhët e skuadrës sonë përfaqësuese i Arlind Ajetit i cili nuk e fshehu kënaqësinë e tij teksa shtoi se nuk duhet nënvlerësuar asnjë kundërshtar duke iu referuar në mënyrë të veçantë ndeshjes me Andorrën që është edhe e para për këto kualifikuese për skuadrën tonë përfaqësuese.
Arlind Ajeti: Jam shumë i lumtur që u rikthyer, që takova sërish stafin dhe grupin. më kanë munguar. Është kënaqësi që të jem këtu. Trajneri e di si do të përgatisë këtë ndeshje., Në kombëtare luajmë të gjithë me shpirt. Këto ndeshje janë të vështira nuk nënvlerësojmë asnjë kundërshtar. Ne hyjmë në fushë për të dhënë maksimumin. Të shohim çfarë do të ndodhë.
Në të njëjtën linjë me Ajetin është edhe sulmuesi Sokol Cikalleshi sipas të cilit ka rëndësi që skuadra të nisë me këmbë të mbarë këto kualifikuese
Sokol Cikalleshi: Objektivi që ta nisim me këmbën e mbare. Rëndësi të marrim rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, nëse shënoj do ishte kënaqësi dyfish. Është një ndeshje që duhet ta vlerësojmë maksimalisht dhe ne duhet të hyjmë në fushë për të fituar ndeshjen, pak rëndësi ka se kush shënon. Rëndësi ka të fitojmë, ky është prioritet
Kombëtarja shqiptare do të luajë në 25 mars ndeshjen me Andorrën, ndërsa më pas ajo do të luajë ndaj Anglisë e San Marinos, Sfida këto që do të transmetohen në platformën Digitalb.
Top Channel