Skuadra garuese e PS në zgjedhjet e 25 Prillit ka një larmi fushash nga vinë kandidatët të cilët janë renditur në zonat fituese dhe të objektivit maksimal.

Janë 23 kandidatë të cilët vinë nga eksperienca të ndryshme në ekonomi dhe financë. Grupi i ardhshëm parlamentar socialist pritet të ketë në përbërjen e tij 20 juristë dhe 10 inxhinierë.

Nga bota e arsimit janë përzgjedhur plot 10 kandidatë pasuar nga 6 mjekë. Janë dy kandidatë që vinë nga administrimi biznesit dhe vetëm 1 nga Shkencat Politike.

Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara, socialistët e kanë reduktuar në vetëm 3, numrin e biznesmenëve që do të ulen në sallën e Kuvendit. Janë shtatë kandidatë socialist që mbajnë gradën Doktor Shkencash.

Lista e Tiranës dominohet nga juristët dhe ata të cilët kanë studiuar për ekonomi dhe financë përfshi dy kandidatë me diploma për mësuesi. Dy mjekë po aq jurist, 1 gazetar dhe vetëm 1 që ka studiuar shkenca politike, janë përzgjedhur për garën e fortë të Elbasanit. Janë ekonomistët ata të cilët dominojnë profesionet e kandidatëve socialist në Korçë së bashku ne dy mjekë.

I vetmi ushtarak garon në Berat, krahas dy mësuesve dhe po aq juristëve në këtë qark. Edhe në Fier janë ekonomistët ata të cilët janë përzgjedhur si kandidatë. Ndërsa 9-të të parët në listën e Vlorës kanë një miksim profesionesh ku dominojnë ekonomistët.

Të besuarit e Durrësit janë 2 juristë, 2 inxhinierë po aq ekonomistë përfshi Edi Ramën me profesion artist i vetmi nga kjo fushë në listën e PS.

Edhe në Shkodër listët e dominojnë ekonomistët bashkë me 1 jurist. Në Kukës, Lezhë dhe Dibër garojnë dy pedagogë, 1 inxhinier dhe disa ekonomistë.

Fushat nga vijnë kandidatët socialistë

23 Ekonomi Financë

20 Juristë

10 Inxhinierë

10 Arsimi

6 Mjekë

3 Biznesmenë

2 Administrim Biznesi

1 Shkenca Politike

7  Doktor Shkencash

Tirana 

  1. Luljeta Bozo Inxhinjere Dr Shkencash
  2. Najada Como Mjeke
  3. Ervin Bushati Finance Ekonomi
  4. Ogerta Manasterliu  Kimi Dr. Shkencash
  5. Arben Ahmetaj Gjuhë të Huaja
  6. Ulsi Manja Jurist  Dr. Shkencash
  7. Etilda Gjonaj Juriste Dr. Shkencash
  8. Arben Pellumbi Inxhinjer
  9. Elisa Spiropali Ekonomi
  10. Belinda Balluku Justiste/Administrim Biznesi
  11. Toni Gogu Jurist
  12. Etjen Xhafaj Adminisrtrim Publik
  13. Ermonela Felaj-Valikaj Juriste
  14. Xhemal Qefalia Jurist
  15. Fidel Ylli Mesues
  16. Klotilda Ferhati Juriste
  17. Alqi Bllako Financë
  18. Eduard Shalsi  Kimi
  19. Pandeli Majko Inxhinjeri-Jurist
  20. Plarent Ndreca Jurist

Elbasani 

  1. Evis Kushi Adminisrtrim Bizneznesi Dr. Shkencave
  2. Klevis Xhoxhi Jurist
  3. Bsiaj Ajazi Gazetar
  4. Desantila Tahiraj Mjeke
  5. Sajmir Hasalla Jurist
  6. Florenc Spaho Mjek
  7. Luan Duzha Ekonomist
  8. Taulant Balla Shkenca politike
  9. Albana Hana Juriste

Korça 

  1. Eni Zaka Finance kontabilitet
  2. Ilirian Pendavinji  Mjek
  3. Blerina Gjylameti Ekonomiste
  4. Ilir Topi Ekonomi Kontabilitet
  5. Olta Xhaçka Adminisrim Publik
  6. Niko Peleshi Inxhinjer Elektronik
  7. Edlira Bode Mjeke

Berati 

  1. Hatixhe Konomi Mesuese
  2. Bardhyl Kollçaku Ushtarak
  3. Fadil Nasufi Mesues
  4. Nasip Naço Jurist
  5. Blendi Klosi Inxhinjeri Elektronike
  6. Sara Satka Juriste

Gjirokastra

  1. Mirela Kumbaro Petagoge Dr. Shkencash
  2. Laert Duraj Ekonomist
  3. Bledar Çuci Jurist

Fier                 

  1. Erion Braçe  – Ekonomist
  2. Petro Koçi –  Gjuhet e Huaja
  3. Lindita Buxheli – Ekonomiste
  4. Bashkim Fino-  Ekonomist
  5. Baftiar Zeqaj  – Inxhinier, gjeolog
  6. Antoneta Dhima -Ekonomiste
  7.  Bujar Çela – Veteriner
  8. Ismet Beqiraj – Inxhinier, kimist industrial
  9. Tatiana Piro – Ekonomiste
  10. Gramoz Ruçi- Mësues biokime
  11. Robert Bitri – Agronom

Durrës

  1. Milva Ekonomi- Ekonomiste
  2.  Alban Xhelili- Financier
  3. Jurgis Çyrbja – Jurist
  4. Klodiana Spahiu – Mjeke
  5.  Ilir Ndraxhi- Inxhinier, pyjore
  6. Rrahman Rraja –Inxhinier, agrar
  7.  Lefter Koka- Jurist
  8. Edi Rama- Artist
  9. Ana Dhamo – Juriste

Vlorë

  1.  Pranvera Resulaj – Ekonomiste/ Dr. Shkencash
  2. Anduel Tahiraj  Inxhinier, elektrik
  3. Vullnet Sinaj – Biznesmen
  4.  Anila Denaj – Ekonomiste
  5. Niko Kuri- Mjek
  6.  Ilir Metaj- Ekonomist
  7.  Damian Gjiknuri- Jurist
  8. Edi Rama – Artist
  9. Teuta Ramaj – Mësuese

Shkodër

  1. Edona Bilali – Ekonomiste
  2. Paulin Sterkaj- Biznesmen
  3. Benet Beci- Ekonomist
  4. Ilir Beqaj   Administrim Biznesi
  5. Frrok Gjini- Jurist

Kukës

  1. Gerta Duraku- Ekonomiste
  2. Petrit Malaj- Pedagog

Dibër

  1. Lavdim Krrashi- Inxhinier
  2.  Aurora Mara- Juriste
  3. Dionis Ymeri – Ekonomist

Lezhë

  1. Lindita Nikolla – Pedagoge
  2. Eduart Nndreca – Doktor Shkencash
  3. Shpresa Marnoj  – Ekonomiste
  4. Gentian Malotaj- Jurist

Top Channel