Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin. Në zonat malore do ketë edhe rebeshe shiu.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16°C në 28°C, në zonat e ulëta nga 23ºC në 36°C dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 37°C.
Era do të fryjë në drejtim Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 2-3 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm, por nuk përjashtohen edhe mundësia për rebeshe shiu. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 18°C në 29°C dhe në zonat e ulëta nga 20°C në 35°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit: