Dhjetra puntorë ditor nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut vijojnë të mbeten të bllokuar në pikën kufitare të Qafë Thanës, pasi sportelet vijojnë të jenë të mbyllur që prej ditës së djeshme nga pala maqedonase.

Ende nuk ka asnjë urdhër konkret se çfarë do të bëhet.

Burime bëjnë me dije se janë afërsisht gati 150-200 punëtorë ditor të cilët kanë mbetur të bllokuar që prej ditës së djeshme. Punëtorët kërkojnë ndërhrjen e shtetit shqiptar pasi puna është e rëndësishme për ta , për të siguruar jetesën e familjeve të tyre.

“Ne mbajmë familjet me këtë punë, shteti të ndërhyjë. Kemi mbetur rrugëve nuk kemi informacion se çfarë do të ndodhë, nuk japin shpjegime. Kemi në shtëpi fëmijët pa buk, duam zgjidhje nga shteti të ndërhyjë dhe flasë me këta”, thotë njëri nga punëtorët.

Fax