Edhe qarku i Elbasanit është përfshirë nga reshjet e shiut dhe të dëborës gjatë 24 orëve të fundit. Shërbimi i emergjencave civile në Elbasan bën me dije se reshje dëbore ka patur në zonat malore të qarkut si në bashkinë e Librazhdit dhe të Elbasanit. Reshje ka patur në njësinë administrative Fushë Stude në Librazhd dhe si pasojë ka patur probleme të vogla në aksin Fushë Stude – Klenjë por që është e kalueshme.

Qafë Thana po ashtu është mbuluar nga bora por kalimi në aksin Prrenjas – Qafë Thanë bëhet pa problem. Edhe Bukaniku në njësinë adm Gjinar është mbuluar nga dëbora. Reshjet e shiut kanë qenë me intensitet të ulët dhe nuk kanë shkaktuar probleme në akset rrugore. Sa i takon furnizimit me energji elektrike deri më tani nuk raportohen probleme./Egnatia news