Kapiteneria e portit të Vlorës njofon se është ndaluar nisja në det e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, përfshirë dhe anijet e peshkimit. Shkak për këtë është bërë moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin dhe era e fortë që shkakton dallgë. Kufizimet do të vazhdojnë deri në datën 30 Nëntor.
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për ditët në vazhdim në datat 26, 27, 28, 29, 30.11.2021 në drejtimin Jug-JugLindje dhe JugJugPerëndim në forcën 4-5bft brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 10-15m/s deri në 7-8 bft / 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.50 metra. ESHTE NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS. ANIJET PASAGJERE DHE ANIJET E TJERA NUK KANE KUFIZIME.
Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjiun e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 30.11.2021 / 12:00.