Autoriteti Portual i Durrësit ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët të cilët kanë parashikuar sot udhëtimin drejt Barit të Italisë.

Sipas njoftimit bëhët me dije se për shkak të situatës së motit, i cili pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, nisja me tragetin “AF MARINA” dhe “RIGEL VII”, do të bëhët në orën 19:00 dhe jo në orën 22:00 sipas parashikimit.

Autoritetet italiane kanë njoftuar mbylljen e përkohëshme të Portit të Barit ditën e nesërme, dhe për rrjedhojë do të reflektohet edhe në ndryshime apo anulime të përkohëshme të lundrimeve të planfikuara nga Porti i Durrësit.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR UDHËTARËT

Njoftojmë të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimin e tyre mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit, me tragetin “AF MARINA” dhe “RIGEL VII”, se për shkak të situatës së motit, i cili pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, nisja sotme do të bëhët në orën 19:00 dhe jo në orën 22:00 sipas parashikimit.

Kërkojmë mirëkuptimin e udhëtarëve të cilët duhet të paraqiten më herët në Portin e Durrësit për të kryer në kohë procedurat e imbarkimit.

Përkatësisht, imbarikimi do të fillojë në orën 16:00 për kamionët dhe në orën 17:00 për pasagjerët.

Autoritetet italiane kanë njoftuar mbylljen e përkohëshme të Portit të Barit ditën e nesërme, dt. 22.02.2022 dhe për rrjedhojë do të reflektohet edhe në ndryshime apo anulime të përkohëshme të lundrimeve të planfikuara nga Porti i Durrësit.