Home SHOWBIZ U tha se do të bëhen me vajzë pas 2 djemve, Eduart...

U tha se do të bëhen me vajzë pas 2 djemve, Eduart Grishaj habit me deklaratën

91

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të bëhen sërish prindër. Lajmin e ëmbël e dha vetë moderatorja në finalen e madhe të “Big Brother VIP”.

Në rrjet u tha se çifti do të bëhen me vajzë, por sa e vërtetë është kjo? Eduarti ishte së fundmi i ftuar në “Wake Up” ku tha se ende nuk e kanë zbuluar gjininë e bebit, teksa ironizoi faktin që e ka parë nëpër internet që është gocë.

“Jo akoma nuk e dimë, nuk e kemi parë akoma. E kam parë nëpër portale që është gocë. Më mirë nuk po them që e dua gocë sepse nëse bëhem me çun dhe e shikon këtë emision pastaj… (qesh). Rëndësi ka që fëmija të jetë i shëndetshëm”, tha ai.