Moti i keq ka bërë që porti i Barit të mbyllë lundrimet për sonte pasi është duke fryrë erë e fortë me drejtim verilindje që ka shkaktuar dallgëzim të madh.

Për këtë shkak dy tragete që bëjnë linjat Durrës-Bari dhe anasjelltas kanë bllokuar lundrimet për sonte.

Nga Autoriteti Portual mësohet se janë tragetet Adria Ferries dhe GNV që nuk do të lundrojnë. 

Ndërkohë anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat nga sot në drekë kanë anuluar lundrimet, pasi deti me dallgë 7 deri 8 ballë nuk mundëson lundrimin e tyre.

Ndërsa trageti Rigel VII është nisur për në Bari  rreth orës 13.05 të ditës, 10 orë para nisjes së zakonshme që bëhet në orën 23.00.

Ora tv