Gjiri i Durrësit është përfshirë nga moti i keq, duke cënuar aktivitetin e sektorit të peshkimit dhe përpunimit të anijeve në portin detar më të madh të vendit.

Kushtet atmosferike kanë ndikuar pjesërisht dhe në lëvizjen e trageteve në drejtim të portit italian të Barit. Natën e kaluar u nis vetëm një nga dy tragetet e linjës, ndërsa trageti tjetër u nis rreth orës 06.00 të mëngjesit të së hënës. Tragetet nga Bari lundruan normalisht duke regjistruar vonesa të vogla mëngjesin e sotëm.

Sipas kapitenerisë së Durrësit, lundrimi është pezulluar vetëm për mjetet e peshkimit. Në det të hapur regjistrohet forca 6 ballë, ndërsa në gjirin e Durrësit situata është më e qetë dhe dy anije të transportit të mallrave që ndodhen në radhë pritet të hyjnë për përpunim në kalatat e portit. Nga dita e nesërme, kushtet atmosferike në det pritet të përmirësohen.

Top Channel